Home KRYESORE Ambasada e SHBA jep njoftim të rëndësishëm për vizat:

Ambasada e SHBA jep njoftim të rëndësishëm për vizat:

Ambasada amerikane ka keshilluar sot gjithe te interesuarit per viza ne SHBA te jene te kujdesshem dhe te mbrohen nga mashtrimet ne internet.

Me nje shenim ne faqen e vet ne FB, ambasada keshillon gjithe shqiptaret se “Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike”.

Mesazhi i ambasades

Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/

Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! 👉

Share: