Home KRYESORE Arian Çani: Berisha as nuk tentoi, Rama po bën gjithçka të hyjë...

Arian Çani: Berisha as nuk tentoi, Rama po bën gjithçka të hyjë në histori

Gazetari Arian Çani bën një analizë për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai thotë se kjo është quajtur “një aferë e pastër trafiku influence, përfitimi, antikushtetuese etj etj” por sipas tij ka një tjetër arësye perse Rama kërkon ta fshijë atë godinë plot histori nga aty dhe të ndërtojë një të re dhe moderne pa histori.

“Nuk pretendoj se e kam gjetur arsyen e vërtetë, por në mend më erdhën disa udhëheqës, pse jo dhe në vende me demokraci të zhvilluar të cilët çfarë nuk kanë bërë për të hyrë në histori” –shkruan Çani që sjell më pas shembujt e kullës Eiffel dhe piramidës së xhamit në oborrin e Louvre-it.

“Dua të them se më shumë se paraja dhe interesi i ditës, perandorët e vjetër dhe moderne, diktatorë apo të ndritur, kanë synuar gjithmonë të lënë gjurmën dhe emrin e tyre nëpërmjet veprave me gurë, hekur, beton, xham apo ku di unë se çfarë. Perse mos e tentoje dhe Edi Rama në këtë katund?

Vetëm një gjë i detyron pushtetet të tërhiqen: Qytetaret që mblidhen dhe rezistojnë me qetësi në një masë kritike mu aty, në shesh. Te sheshi i Teatrit Kombëtar.

Deri tani, nuk duket se ata janë mbledhur mjaftueshëm që ta detyronmë Edi Ramën të tërhiqet. Dhe po vazhdoi kështu, Edi Rama ka gjithë të drejtën të ëndërrojë që shumë shpejt dhe madje në të gjallë të tij, Tirana të mos quhet më Tirana që ndërtuan italianet, por Tirana që ndërtoi Edi Rama” – shkruan Çani në një analizë në portalin e tij zoneelirë.al./Lapsi.al

Share: