Home KRYESORE Blogerja angleze tregon se si është të kesh të dashur një mashkull...

Blogerja angleze tregon se si është të kesh të dashur një mashkull shqiptar

Ajo është nga Anglia, por jeton prej disa kohësh në Shqipëri, dhe ka vendosur të bëjë një blog për jetën e saj këtu. Blogu i saj quhet “The Balkanista”, dhe kësaj here i ka dedikuar një shkrim, meshkujve shqiptaë. Ja si është të jesh e lidhur me një të tillë, nga syri i një femre të huaj, gjëra këto me të cilat pajtohen edhe vajzat shqiptare me shumë mundësi:

“Pyeta komunitetin virtual në Shqipëri, për eksperiencat e tyre me një të dashur shqiptar. Pyetja shkaktoi shumë diskutime dhe shumë batuta, nga të cilat unë përzgjodha 27 prej tyre, që mu dukën më interesante. Pikat e mëposhtme janë përmendur më shumë se vetëm 1 herë.

1 – Ende i ushqejnë mamatë, u dërgojnë vazhdimisht ushqime shtëpie

2 – Koha bëhet një konstrukt social dhe krejtësisht e hapur për interpretim. Nëse ke lënë një takim në orën 8:00, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo do të thotë 8:00 plus deri në 90 minuta dhe kjo nuk konsiderohet vonë.

3 – Mëson rrjedhshëm të gjitha sharjet në shqip

4 – Kupton se familja vjen mbi të gjitha dhe mbi gjithëçka

5 – Do eksplorosh vende të cilat nuk i dije që ekzistonin në hartë

6 – Do të zbulosh gjëra në vend që nuk i ke zbuluar vetë më parë.

7 – E gjen veten me një këndvështrim pasionant mbi politikën, pavarësisht se di shumë pak për të dhe zotohesh që nuk do të formosh një opinion.

8 -E kupton se ftesa për një kafe është e ngjashme me një deklaratë dashurie.

9-Fillon të këndosh teksa luhet muzikë shqiptare, pa ia pasur idenë se çfarë po thua.

10-Standardi yt si shofere e mirë njeh një rënie pikiatë.

11-Bëhesh shumë patriotike për vendin mikpritës.

12-E kupton se pavarësisht gjithçkaje, shpatullat i ke të ngrohta.

13-Nis të hash gjëra që nuk i ke ngrënë kurrë më parë. Shih rregullin 1.

14-Mbeten të zhgënjyer dhe të habitur nga fakti se ti ke një pastruese shtëpie dhe nuk i bëni punët vetë.

15-E kupton që shumica e meshkujve nuk dinë të gatuajnë.

16-Mund të mos biesh dakord për shumë çështje liberale, por është në rregull, ti thjesht mëson që të shmangësh këtë çështje.

17-Ti e kupton se dallimet kulturore mund të tejkalohen.

18-Ritmi i jetës ngadalësohet dhe e kupton se fjalia ‘avash avash’ mund të aplikohet thuajse në gjithçka që bën ti.

19-Ty të lind një interes i thellë për traditën, kulturën dhe historinë e tyre.

20-E kupton se rolet tradicionale gjinore zbatohen ende këtu.

21-Ti me të vërtetë e vlerëson se sa të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të mendueshëm janë ata.

22-E gjen veten duke u marrë me kushedi sa lloje çajrash dhe mjekimesh bimore.

23-Nis e mësohesh me temperamentin shqiptar. Nëse janë të zemëruar, të lumtur, të trishtuar apo të ngazëllyer, gjithmonë e gjithnjë e shprehur në një shkallë pasionante- në tri fjalë të shkurtra: Gjak i nxehtë ballkanik.

24-E gjen veten duke besuar/pranuar se pak xhelozi është diçka e mirë dhe përfaqëson drejtpërsëdrejti nivelin e dashurisë në një marrëdhënie.

25-E kupton se ata nuk janë të gjithë të fiksuar pas statusit ‘cool’/pasaportave apo vizave.

26-Ti e kupton se gjithçka është e mundur në Shqipëri.

27-Ti ke partnerin më të mirë ndonjëherë dhe nuk do ta kesh ndryshe./Opinion.al

Share: