Home KRYESORE Dyshohen 3 shqiptarë të djegur, banorët rrëfejnë tmerrin: Na u dogj gjithçka

Dyshohen 3 shqiptarë të djegur, banorët rrëfejnë tmerrin: Na u dogj gjithçka

Dhimbja është ulur këmbëkryq në fshatin bregdetar Mati, 25 km larg Athinës, ku zjarri thuajse përpiu gjithçka, duke marrë edhe jetë njerëzish. Pamjet dramatike që vijnë nga Mati i ngjajnë atyre të një apokalipsi. Mediat greke kanë publikuar dëshmi rrëqethëse të qytetarëve, të cilët sot vuajnë pasojat e humbjes së të dashurve të tyre, por edhe të dëmeve që la pas zjarri.

Një e moshuar, banore e këtij fshati tregon për ‘Zougla.gr’ se si i mbijetoi flakëve, teksa arriti të shpëtonte nipërit dhe mbesat e saj.

“Pashë që shtëpia ime digjej dhe unë nuk mund të bëja asgjë”, rrëfen gruaja, e cila ka humbur gjithë pasurinë e saj nga zjarri. Ndërkohë një tjetër banor tregon se si arriti të shpëtonte nga flakët e frikshme, ndërsa kishte marrë me vrap fëmijët e tij dhe ishte drejtuar për nga deti.

Në këtë fshat humbën jetën 26 persona, 3 prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë, të cilët u gjetën të djegur në një restorant. Ai është një fshat i vogël turistik me pamje nga deti me pak se 40 kilometra nga Athina./ Balkanweb

3
Share: