Home KRYESORE Emra-Foto/ Një serë me marijuanë në mes të domateve, arrestohet fermeri shqiptar...

Emra-Foto/ Një serë me marijuanë në mes të domateve, arrestohet fermeri shqiptar dhe punëtorët e tij në Itali

Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas huaj për kultivimin e marijuanës, për tregti kokaine dhe pistoletë pa leje. Kontrolli është kryer në një fermë në zonën Macconi, komuna e Acates në Ragusa.

Ferma është në pronësi të shqiptarit Andi Sina, 36 vjeç. Përpos tij në pranga kanë rënë Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar) dhe Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Të arrestuarit u kapën brenda serës që kultivonte domate. Gjatë kontrollit rutinë, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.

Për më tepër, janë gjetur 10 gram kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina. Po kështu gjatë kontrollit policor u gjetën 18 fishekë dhe 1 pistoletë.

Jo vetëm kaq, shqiptari që menaxhonte fermën përmes një mekanizmi me magnet kishte vjedhur për shumë kohë energjinë elektrike me të cilën punonte sera.

Marrë nga RagusaNews Në Shqip: Opinion.al

 

Share: