Home KRYESORE Horoskopi, 11 korrik 2018

Horoskopi, 11 korrik 2018

Dashi

Të reja të rëndësishme mund të trokasin në portën tuaj, lajme dhe të reja të papritura duhet të merren në konsideratë dhe kjo do të kërkojnë plotësisht vëmendjen tuaj.

Demi

Do t’ju pëlqente të arrinit më shumë, do t’ju pëlqente të shihnit rezultate më të qarta, të kishit më shumë mbështetje për impenjimin tuaj, këto janë çka ju prisni, por mund të mbeteni të zhgënjyer.

Binjakët

Falë Hënës së favorshme vazhdon momenti juaj me fat, gjithmonë e më shumë kontakte, gjithmonë e më shumë klientë dhe gjithmonë rastet për t’u ngjitur sa më lart. Por me këmbë në tokë ama.

Gaforrja

Të zhytur në ëndrrat tuaja, do të tentoni të injoroni impenjimet në punë dhe takimet e ditës deri sa dikush pa e zgjatur shumë nuk do t’iu a propozojë më. Ndërsa Hëna ju jep romanticizëm.

Luani

Një sukses në profesion do t’ju kushtojë kohë dhe lodhje, por në fund do të jeni shumë të kënaqur me veten dhe pozicionet që keni arritur. Mbrëmja parashikohet e këndshme me partnerin.

Virgjëresha

Mos u çorientoni nga një e papritur, kërkojini ndihmë miqve tuaj, ndryshoni pak mënyrën e veprimit dhe gjithçka do të rregullohet. Mundohuni të kuptoni problemet që keni me partnerin.

Peshorja

Ndjeni brenda jush një dëshirë për të bërë diçka të pazakontë dhe të guximshme, madje krejtësisht jashtë interesave tuaja dhe mënyrës tuaj të vepruarit. Më të hapur ndaj partnerit.

Akrepi

Dikush dyshon për sinqeritetin tuaj dhe kjo atmosferë dyshimi ju sjell një shqetësim të madh, do të bënit mirë të sqaronit çdo dyshim dhe çdo keqkuptim. Ana financiare e shkëlqyer.

Shigjetari

Një taktikë që mund të ecë është ajo e të qenit indiferent ndaj të papriturave dhe provokimeve. Mundohuni të jeni më largpamës dhe më elastikë dhe gjithçka do të shkojë shumë më mirë.

Bricjapi

Efikasiteti juaj është shumë i dukshëm dhe të gjithë do të kenë avantazhe si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana afektive. Mundohuni të mos ndërmerrni shumë gjëra njëherësh.

Ujori

Me Hënën që ju mbështet fati do të jetë nga ana juaj. Do të vendosni aleanca shumë të veçanta dhe do të çoni deri në fund një punë me rezultate më të mira seç e kishit parashikuar.

Peshqit

Mos e humbni qetësinë dhe durimin para disa gjërave të vogla që ju dalin kundër, me një mbështetje praktike dhe ca këshilla efikase gjithçka do të vendoset në vendin e duhur.

Share: