Home KRYESORE “I tërhoqën veshin” për fotot sensuale me bikini, Aulona Musta “thumbon” komentuesit

“I tërhoqën veshin” për fotot sensuale me bikini, Aulona Musta “thumbon” komentuesit

Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta.

E duket se këtë herë, problem është bërë një foto e publikuar ditën e sotme, ku Aulona shfaqet buzë detit me hiret e saj trupore qe duhet thene jane OK me te madhe.

“Vapë”, – shkruan Aulona krahas fotos sexy që tërhoqi vëmendjen e shume fansave fansave te saj.

“Eheheh sa qesharake që je, me foto provokuese e kam fjalën. Por sa e bukur  të duket vetja e zhveshur bre, po mbaje për vete e burrin tënd këtë trup. Oj Zemër nuk ke nevojë me e nda me gjithë BOTEN ???”, i komenton një fans i saji “kritikues”.

Mirëpo Aulona nuk ka qëndruar e heshtur dhe i është përgjigjur.

“E zhveshur? Me rrobabanjo trup? Më fal se nuk e dija që në plazh shkohet me peliçe!”  – i kthehet komentuesit.

Ndërsa për skeptikun e rradhës, i cili u lodh nga fotot e plazhit, Aulona i përgjigjet: “Më vjen keq që u lodhe, se unë për vete me pushime jamë shumë e shplodhur”.


360grade.al

Share: