Home KRYESORE Rama e shkarkoi ‘live’ drejtorin e Hipotekës, fiton gjyqin dhe merr 10...

Rama e shkarkoi ‘live’ drejtorin e Hipotekës, fiton gjyqin dhe merr 10 milionë lekë

Ish-kryetari i Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova që u shkarkua “live” nga kryeministri Edi Rama është shpërblyer me 10 milionë lekë (të vjetra) nga Gjykata e Apelit.

Kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideroi largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj.

Shkarkimi nga Rama i ish-kreut të Hipotekës u pasua edhe nga dorëheqja e Terovës, i cili paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.

Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash si dhe një dëm prej 400 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit.

Share: