Home KRYESORE Rama vendos për shëmbjen e Teatrit, Basha: Do e mbrojmë me trupat...

Rama vendos për shëmbjen e Teatrit, Basha: Do e mbrojmë me trupat tanë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas vendimit të Edi Ramës dhe deputetëve ushtarë të tij për të shkatërruar Teatrin Kombëtar e për të ndërtuar kulla.

Basha shkruan në Facebook, se Rama tani do të kuptojë se kush në të vërtetë e ka pushtetin.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Vendimi qe sapo moren Edi Rama dhe banda e tij ne Kuvend eshte antikombetar, antihistorik dhe i turpshem.

Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij jane ne unitet te plote per te grabitur Shqiperine.

Ne do t’i tregojme kesaj bande se pushteti eshte i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar ne asnje menyre prishjen e teatrit, duke e mbrojtur ate edhe me trupat tane.

Rama tani do te kuptoje se qytetaret e bashkuar jane me te forte se hajdutet e bashkuar.

Share: