Home KRYESORE Reforma zgjedhore, Roshi: PD të mos tërhiqet nga votimi elektronik

Reforma zgjedhore, Roshi: PD të mos tërhiqet nga votimi elektronik

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi i ftuar në studion e lajmeve të SYRI.net është shprehur se duhet bërë sa më shpejt Reforma zgjedhore.

Sipas tij, vota është gjëja kryesore në një demokraci është themeli i saj.

Përballë gazetarit Alen Xhelili, Roshi tha se ‘PD nuk duhet të tërhiqet nga kërkesat e saj për votimin elektronik.

‘Reforma zgjedhore është themel i demokracisë dhe duhet parë në sistemin e lirisë.

Vota është komponenti kryesor i lirisë.

Është përgjegjësi e opozitës së sotme për të institucionalizuar votën e lirë.

Gara duhet të jetë me shanse të barabarta për të gjithë.

Nuk zgjidhen gjërat me projekte pilote. PD s’duhet të pajtohet por duhet të vazhdojë të kërkojë numërimin elektronik, si pjesë të strategjisë së opozitës.

Propozon votimin biometrik, me shenjë gishti dmth.

Vota duhet konsideruar si kolateral, si vlerë.

Nuk do të kemi stabilitet politik, nëse vota nuk është e lirë’, tha Artur Roshi në studion e SYRI.net.

Share: