Home KRYESORE U dëbua nga SHBA-ja, fëmijët e shqiptares mbërrijnë në Rinas

U dëbua nga SHBA-ja, fëmijët e shqiptares mbërrijnë në Rinas

Pak muaj më parë një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve u dëbua nga SHBA, pasi kishte mungesë të dokumenteve për lejen e qëndrimit. Pas dëbimit të Cile Precetajt, bashkëshorti Pjetro Govjçeviç vendosi që të niste për në Shqipëri tre fëmijët, pasi mendon se nuk mund të kujdeset për ata si nëna e tyre.

Sot tre fëmijët, Megan, Michael dhe Martina mbërritën në Aeroportin e Rinasit. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Detroit.

Lapsi.al sjell foto nga momenti i mbërritjes së tyre në Rinas dhe takimi me nënën e tyre. Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe nuk kanë probleme me qëndrimin, por u kthyen në Shqipëri për të qëndruar me nënën.

46-vjeçares në muajin maj kur u dëbua nga SHBA nuk iu dha mundësia as për të përshëndetur fëmijët, madje më e vogla i shkroi letër dhe Melanie Trump-it që ta ndihmonte që nëna t’i rikthehej.

Ngjarja e saj bëri aq bujë sa dhe gazetarë të Daily Mail erdhën në Shqipëri dhe bënë një reportazh për Cile Precetajn.

Foto eshte e arkives!

Share: