Home KRYESORE Video/ Berisha: Ja si injorohet Edi Rama nga udhëheqësit botëror në Samitin...

Video/ Berisha: Ja si injorohet Edi Rama nga udhëheqësit botëror në Samitin e NATO-s në Bruksel

Nëse Samiti i NATO-s ishte i vështirë për dhjetra udhëheqës që merrnin pjesë, ai duket se ka qenë akoma më i vështirë për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Pamjet e nje video nga Samiti në Bruksel, postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social ‘Facebook’; tregojnë Edi Ramën që ecën i vetmuar dhe në pritje për të shtrënguar duart me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Për Berishën, kryeministri shqiptar nuk përfillet fare nga liderët botëror në Samitin e NATO-s, i cili sillet vërdallë pa ia varur askush.

Ja sa e përfillin Noriegën në Samitin e Natos! Sillet vërdallë e askush nuk ja var! E dënojnë me injorim sikur nuk është!”,-shkruan Berisha.

Share: