Home KRYESORE Berisha: Ja pse u refuzua Rama nga 4 kryeministra të rajonit në...

Berisha: Ja pse u refuzua Rama nga 4 kryeministra të rajonit në takimin e Durrësit

Duke komentuar takimin e sotëm në Durrës të kryeministrave të rajonit, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron më “pak se gjysmë takim”, pasi sipas tij, nga 7 kryeministra, 4 nuk gjejnë kohë për të ardhur.

Postimi i Berishës:

Me pak se gjysem takimi!
Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.

Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak: munguan se nuk deshen t’ u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote! sb

Share: