Home KRYESORE Bolton: SHBA s’do të përfshihet në shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe...

Bolton: SHBA s’do të përfshihet në shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është deklaruar pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Idetë nuk janë nuk janë mbështetur nga aleatët kyçë të Kosovës. Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë./Opinion.al

Share: