Home KRYESORE “Djali im, Osama”: Thyen heshtjen 17-vjeçare, flet për herë të parë nëna...

“Djali im, Osama”: Thyen heshtjen 17-vjeçare, flet për herë të parë nëna e liderit të al-Kaidës

Nëna e Osama bin Ladenit ka thyer heshtjen e saj 17-vjeçare për të këmbëngulur se organizatori i 11 shtatorit u kthye në terrorist pasi “truri i tij u shpërla nga dikush”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alia Ghanem, e cila jeton me familjen e saj në Jeddah, Arabia Saudite, tha se shefi i al-Kaedës ishte një ‘fëmijë shumë i mirë’, por u radikalizua në Universitetin “King Abdulaziz” në 20-at e tij.

Ghanem, tani në të 70-at, zbuloi se Osama u bë “njeri i ndryshëm” dhe se kurrë nuk e ka kuptuar se si “biri i ndrojtur” dhe “i devotshëm” do të vazhdonte të bëhej një xhihadist i aftë për orkestrimin e sulmeve shkatërruese që vranë mijëra në Nju Jork, në vitin 2001.

Osama u qëllua për vdekje nga një ekip i forcave speciale amerikane në Pakistan në vitin 2011 dhe djali i tij, Hamza, të cilin xhihadistët e kanë përshkruar si ‘trashëgimtar’ në udhëheqjen e al-Kaedës, vitin e kaluar i bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën për të nisur sulme terroriste hakmarrëse në SHBA.

Osama bin Laden (i dyti nga e djathta) në një vizitë në Falun, Suedi, në vitin 1971.

Në një intervistë The Guardian, Ghanem, e cila jeton në një zonë të pasur në Jeddah, familja e së cilës është ende me ndikim në shoqërinë saudite – kanë folur gjerësisht rreth Osamës.

Duke folur për djalin e saj, Ghanem këmbënguli që djali i parë i lindur ishte një individ thellësisht fetar që ‘ndryshoi’ në universitet.

“Ai ishte një fëmijë shumë i mirë derisa takoi disa njerëz të cilët i shpërlanë trurin”.

“Ju mund ta quani atë një kult”.

“Ata morën para për kauzën e tyre. Gjithmonë i thosha atij të qëndronte larg prej tyre, dhe ai kurrë nuk e pranonte atë që po bënte, sepse ai më donte aq shumë”.

“Ishte në universitet që takoi një anëtar të Vëllazërisë Myslimane, Abdullah Azzam, i cili vazhdoi të bëhej këshilltar i tij shpirtëror”, raporton Guardian.

Ghanem tha se djali i saj kishte shpenzuar të gjitha paratë e tij ‘duke u fshehur’ në Afganistan nën maskën e biznesit familjar, por familja u la ‘jashtëzakonisht e mërzitur’ kur kuptuan se ai në fakt ishte bërë një xhihadist.


360grade.al

Share: