Home KRYESORE E rëndë/ Burri nga Kosova vret ish-bashkëshkorten nga Shqipëria dhe vajzën e...

E rëndë/ Burri nga Kosova vret ish-bashkëshkorten nga Shqipëria dhe vajzën e tyre 9 vjeçe

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në mbërmje në lagjen Brekoc të Gjakovës. Nga të shtënat me armë kanë mbetur të vdekura dy femra, nënë e bijë, 40 vjeç dhe 9 vjeçe.

Policia e Gjakovës ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin që siç mëson Gazeta Metro nga burime brenda policisë, është Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës.

Nrecaj sipas burimeve brenda policisë, ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, dhe në koridor të shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke lënë të vdekura të dyja, nënë e bijë.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj vrajse të rëndë.

Ndërsa, mësohet se ish-bashkëshortja e tij ishte nga Shqiperia, por jetonte me familjen e saj, të cilët në Kosovë kishin ardhur për të jetuar nga Shqipëria 10 vite me parë.

*Në foto: Autori i krimit/Opinion.al

Share: