Home KRYESORE Erdogan kërcënon Trump, nëpërmjet një letre botuar në New Jork Times: “Jemi...

Erdogan kërcënon Trump, nëpërmjet një letre botuar në New Jork Times: “Jemi të gatshëm të ndryshojmë aleatë”

Sulltani ngre zërin ndaj Liderve të botës së lirë. Ose më saktë, Erdogan kërcënon Trump: “Para se të jetë tepër vonë – thotë Presidenti turk – Uashingtoni duhet të braktisë idenë e rreme që raporti ynë mund të jetë asimetrik, dhe të ballafaqohet me faktin se Turqia ka alternativa.” Dhe në qoftë se nuk ishte mjaft e qartë për tu kuptuar, ai shton: “dështimi (nga SHBA) për të përmbysur këtë prirje të unilateralizmit dhe mungesë respekti, do të na çojë të fillojmë të shohim për miq dhe aleatë të rinj.”, shkruan Huffington Post.it

Një paralajmërim jo saktësisht diplomatik, megjithatë, filloi përmes një letre të dërguar ndoshta jo rastësisht në New York Times, pikërisht gazeta që Trump urren më shumë. Dhe kjo është një paralajmërim që bëhet publik pas një thirrje telefonike publikuar midis Erdogan dhe Putin, në të cilën të dy udhëheqësit, dje, ishin “të lumtur” se lidhjet ekonomike midis dy vendeve vazhdojë në një mënyrë “pozitive”, të tilla si bashkëpunimi në industrinë ushtarake dhe energjinë. Një bashkëpunim ushtarak që NATO sigurisht nuk e miraton. Duke filluar me sistemet e mbrojtjes raketore S-400, tashmë të blera nga Turqia. Një furnizim me të cilin Moska i atribuon, siç tha cari i Kremlinit, “përparësi më e lartë në sferën tekniko-ushtarake”.

Një raport për së paku jonormal, duke konsideruar se Turqia, si një aleat e NATO-s (e cila ka, për më tepër, ushtrinë e dytë më të madhe pas Shteteve të Bashkuara), ka një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes me Uashingtonin, përveçse armët bërthamore amerikane ndodhen në bazën ajrore të Incirlik. Dhe Kongresi ka votuar kohët e fundit për të pezulluar dorëzimin avionëve gjuajtës  F-35 të prodhimit të SHBA-së drejt Ankarasë, për ti dhënë kohë Pentagonit për të vlerësuar rreziqet në rritje të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Sa për lidhjet ekonomike, është edhe marrëdhënia e Ankarasë me Teheranin, një aleat i Moskës në Siri, të cilat për Trump janë si halë në sy. Nuk është rastësi që sot Irani ka ngritur tonet kundër presidentit amerikan, i cili me taksat e tij imponon më tej “vështirësi ekonomike” ndaj turqve. Dhe pastaj është fakti se Turqia mban në burg 20 amerikanë, përfshirë Andreëw Brunson, një pastor, pë të cilin Uashingtoni ka kërkuar prej kohësh lirimin.

Në këtë kontekst, ishte e parashikueshme që njeriu i fortë i Turqisë të reagonte ndaj goditjes së Trump i cili ngriti tarifat në kohën kur Erdogan kishte nevojë më shumë se kurrë, për ndihmë. Dhe kjo nuk është hera e parë, vë në dukje Erdogan për gazetën Nyt, i cili më parë ja përpjas në fytyrë dhe pastaj e akuzuon.

Në letrën, ai kujton se ushtarët turq luftuan së bashku me amerikanët në Kore. Se në vitin 1962 “administrata Kennedy arriti të hiqte raketat sovjetike, në Kubë, duke hequr raketat Jupiter nga Italia dhe Turqia” dhe se pas 11 shtatorit “ne dërguam trupat tona në Afganistan.” Por, më pas, SHBA “kanë dështuar në mënyrë të përsëritur për të kuptuar dhe respektuar shqetësimet e popullit turk”. Erdogan rikujtoi se në korrik të vitit 2016, në Turqi ka pasur një sulm të befasishëm në këndvështrimin e tij, orkestruar nga Fethullah Gulen, një njeri “, i cili drejton organizatën e tij terroriste nga një kompleks në Pensilvani.”

Dhe “për t’i bërë gjërat edhe më keq, nuk kishte përparim në kërkesën e Turqisë për ekstradim e Gulenit “. Dhe përsëri, Erdogan gjithashtu ngre akuza për ndihmën e SHBA ndaj të kurdëve në Siri, aleatët e saj në luftën kundër ISIS: “Sipas vlerësimeve të autoriteteve turke, Uashingtoni ka përdorur 5.000 kamionë dhe 2.000 aeroplanë për të ofruar armë për PYD / YPG në vitet e fundit “.

Armët që më pas “u përdorën për të goditur civilët dhe pjesëtarët e forcave tona të sigurisë në Siri, Irak dhe Turqi”. Erdogan vazhdon listën e akuzave edhe me ngjarjet në Qipro në vitet ’70, dhe përfundon duke thënë se “kur e keqja vazhdon të fshihet në botë, veprimet e njëanshme kundër Turqisë nga Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë prej dekadash, do të shërbejë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane “. Fjalë që çojnë New York Times të ngrejë pyetjen: “A është Turqia ende aleate me Amerikën?”./perktheu 360grade.al

Share: