Home KRYESORE Flet gruaja që humbi vajzën në aksidentin e Kamzës: Që ta marrësh...

Flet gruaja që humbi vajzën në aksidentin e Kamzës: Që ta marrësh përdore e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore…

Valbona Ndreu së bashku me 2 vogëlushet e saj doli nga shtëpia mëngjesin e 9 gushtit e shqetësuar për shëndetin e vajzave pasi ishin me temperaturë, por nuk e dinte se ky do të ishte udhëtimi i fundit që ajo do të bënte me të dyja vajzat së bashku, pasi një makinë do ti përplaste duke i marrë jetën vajzës së madhe dhe duke shkaktuar probleme të rënda shëndetësore tek ajo dhe vajza e vogël.

‘Atë ditë unë kam qenë me vajzat te Spitali, me bashkëshortin. Besoj që e kam parë rrugën dhe kam ndal në trafik ndarësen. Në momentin që po shikoja për të kaluar rrugën kam pas dy vajzat përdore. Nuk di asgjë e di që kam pas si një tërmet nga mbrapa edhe më pas nuk di asgjë. Akoma s’më besohet. Që ta marrësh përdore e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore, akoma s’më besohet që se kam njërën vajzë” – tregon mes lotësh Valbona nga shtrati i spitalit të traumës aty ku po merr ndihmën mjekësore së bashku me Elonën e vogël.

Fatmirësisht aksidentit i shpëtoi djali i familjes i cili vetëm një minutë para aksidentit tragjik ishte larguar me të atin. Për babanë e vajzave kjo ishte një traumë. Ferit Ndreu tregon se bashkëshortja dhe vajza e vogël kanë dëmtime serioze nga aksidenti

‘Gjendja shëndetësore e vajzës është shumë e dobët është shumë keq, ajo nuk mbahet në këmbë. Ka vatër të gjakut ka dëmtime të trurit, ka dëmtime të kockave. Ajo ka bërë vetëm një ekzaminim dhe nuk ka një ekzaminim të dytë për të ditur se në cfarë situate është vajza në cfarë situate është nusja.’

Babai thotë se pavarësisht gjendjes së tyre, mjekët kanë sygjeruar që 2 pacientët ta lënë spitalin. Ai thotë se jo vetëm gjendja fizike, por edhe ajo psikologjike është tepër e rënduar.

‘Fola me doktorin se si mund ta nxjerr nga spitali. Ajo anën psikologjike nuk e ka kaluar akoma. Më tha që nuk ka psikolog këtu. Ato kanë nevojë për regjim spitalor, jo për regjim krevati në shpi.’ – shprehet .

Kjo situatë e ben Feritin të mendojë se e gjithë kjo bëhet për të favorizuar shkaktaren e këtij aksidenti 38- vjecaren Rozina Koleci e cila momentalisht ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg.

‘Dikush po ndërhyn, apo po bën ndonjë veprim jo të duhur që nusja dhe vajza të dalin nga spitali, mbase edhe për të lehtësu dikënd tjetër.”

Neës24 kontaktoi mjekët e spitalit të Traumës të cilët shpjeguan se për 2 pacientet janë zbatuar të gjitha protokollet mjekësore. Gruaja është mbajtur në spital vetëm që të ishte pranë vajzës, ndërsa për këtë të fundit janë bërë të gjitha trajtimet që spitali ka për detyrë. Burime nga spitali thonë se mjekët janë të gatshëm të përgjigjen edhe ligjërisht për veprimet e tyre mjekësore. Në aksidentin tragjik humbën jetën 29-vjeçari, Ramazan Isha,i cili po lëvizte me bicikletë si edhe vajza 7-vjecare e çiftit Ndreu. / BW

Share: