Home KRYESORE Gruaja e bukur merr në qafë ministrin norvegjez: Jep dorëheqjen pasi udhëtoi...

Gruaja e bukur merr në qafë ministrin norvegjez: Jep dorëheqjen pasi udhëtoi në Iran pa lejen e qeverisë

Dje ju kemi prezantuar historinë e Per Sandberg. Ai ishte një nga polikanët ksenofob që urrente emigrantët por në fund u dashurua me një vajzë nga Irani, 30 vite me e re se ai.

Sot, mësohet se ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg ka dhënë dorëheqjen pasi ai nuk kishte informuar Qeverinë lidhur me disa udhëtime private në Iran dhe Kinë.

Sandberg ka pranuar se ka udhëtuar në korrik në Iran, ndërsa në Kinë kishte qëndruar gjatë muajit maj. Ai ka thënë se për këto udhëtime, nuk e kishte njoftuar paraprakisht Zyrën e Kryeministres.

Sandberg, 58-vjeç, është zëvendëskryetar i partisë për Progres, që është parti me politika anti-migratore. Ai ka pranuar, se gjatë udhëtimeve në Iran dhe Kinë – ku ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij – kishte pasur me vete telefonin e punës.

Në Norvegji, anëtarët e kabinetit qeverisës janë të detyruar që të njoftojnë paraprakisht Qeverinë lidhur me udhëtimet private jashtë vendit, pavarësisht se cilin vend do të vizitojnë.

Norvegjia po ashtu ndalon përdorimin e telefonave të lëshuar nga Qeveria në shtetet ku Norvegjia nuk ka bashkëpunim diplomatik.

Pasi ishte kthyer nga Irani, Sandberg ishte urdhëruar që ta dorëzojë telefonin e tij të punës në shërbimin e inteligjencës, për t’u siguruar se telefoni nuk i është hakuar në Iran.

Norvegjia vazhdimisht liston Iranin në mesin e vendeve ku më së shumti kryhet spiunazh, së bashku me Kinën dhe Rusinë.

Lexo edhe:
Ministri ksenofob që urrente emigrantët dashurohet me vajzën më të bukur të Iranit!

Share: