Home KRYESORE I pajetë në makinë, policia zbulon shkaqet e vdekjes së aktorit të...

I pajetë në makinë, policia zbulon shkaqet e vdekjes së aktorit të njohur shqiptar

Mëngjesin e 23 prillit, aktori i njohur i serialit “O sa mirë” u gjet i pajetë në makinën e tij.

Ai hidhëroi familjarët dhe fansat me ikjen e parakohshme. Menjëherë policia nisi hetimet për të konfirmuar nëse bëhej fjalë për vrasje apo vetvrasje.

Ditën e sotme, Prokuroria e Gjakovës ka zbuluar se 23-vjeçari i kishte dhënë fund vetë jetës së tij.

“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë 14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Prokurorisë së Gjakovës./360grade.al

Share: