Home KRYESORE Masakra e Vlorës/Mes viktimave edhe fëmijë e gra

Masakra e Vlorës/Mes viktimave edhe fëmijë e gra

Mes tetë viktimave të fshatin Resulaj të Selenicës, ka edhe fëmijë e gra. Mes te vrareve eshte nje djale 9 vjecar dhe nje vajze 14 vjecare., femije te xhaxhait te autorit te ngjarjes.

Nga ngjarja kanë mbetur edhe 6 të plagosur, të cilët janë nisur për mjekim drejt Tiranës.

Dyshimet e para nga informacione jozyrtare thonë se shkak i masakrës me tetë viktima në Selenicë, ka qenë një konflikt pronësie. Autori dhe viktimat i përkasin të njëjtit fis dhe janë mbledhur pasditen e së premtes për të zgjidhur pikërisht këtë konflikt.

Por teksa diskutohej cështja në fjalë, 24-vjecari Ritvan Zykaj ka hapur zjarr në një breshëri automatiku, duke vrarë 8 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë.

Informacionet paraprake flasin se ai paraqet probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në një kërkim të shpejtë në FB, në profilin e tij shihet se Ritvan Zykaj publikon foto duke qëndruar në lokal i rrethuar nga shishe të tëra birrash të konsumuara dhe paketa duhani.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Informacioni i policisë lidhur me ngjarjen

Policia e Shtetit ka publikuar informacionet e para lidhur me ngjarjen e rëndë me 8 viktima në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë autori është në kërkim, ndërsa janë ende të paqarta motivet e ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Share: