Home KRYESORE Njeriu i Lirë… Nga Domenico Turco

Njeriu i Lirë… Nga Domenico Turco

Përktheu: Elona Caslli

Njeriu i lirë nuk ka kufij.

Kufiri i tij i vetëm është pafundësia.

Rrugët e tij janë gjithmonë të hapura

si dyert e një tempulli të padukshëm

dhe ai është prifti i të panjohurës.

Njeriu i lirë i zgjidh zinxhirët,

por nuk pllakoset nga lufta.

Sheshi i betejës për këtë njeri është

Jeta

dhe shqetësimi i tij i vetëm është

Dashuria

Njeriu i lirë është era

që ndez hirin e përgjumur,

që shpushpurit gjethet e pemëve,

që i thërret agut të ditës,

dhe perëndimit të hënës,

për t’i kujtuar botës vetëm një fjalë

-Liri!

Share: