Home KRYESORE Pas masakrës së Selenicës, Kryeministri uron fundjavë të qetë. Komentuesit: Je kryeidioti...

Pas masakrës së Selenicës, Kryeministri uron fundjavë të qetë. Komentuesit: Je kryeidioti i këtij vendi. U vranë qytetarët e tu

Masakra e Vlorës ka prekur të madh e të vogël në vend. Për shkaqe krej banale, një 24 vjecar në fshatin Resulaj, në Selenicë të Vlorës, sharroi me automatik 8 anëtarë të familjes Zykaj, mes tyre edhe dy fëmijë. Gjëma është e madhe! Qytetarët të revoltuar dhe zemëruar shkruajnë në rrjetet sociale për mungesën e sigurisë në vend. Gjithsesi policia e kapi autorin e krimit, 12 orë pas ngjarjes, ndërsa nga politika nuk ka reagime, përpos ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa pritej që Kryeministri i vendit, Edi Rama, minimalisht të ngushëllonte familjet e viktimave, ai u shfaq në facebook me avazin e tjetër. “Me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama, i cili duket se po vazhdon të shijojë pushimet në Dhermi.

Të shumtë janë komentuesit që kritikojnë sjelljen indiferente të Kryeministrit ndaj masakrës së Selenicës.

/Opinion.al

Lexoni më poshtë se çfarë i shkruajnë Ramës në facebook:


Share: