Home KRYESORE REBELET, OLIGARKET DHE BIJTE E BLLOKUT! Nga Dritan Kaba

REBELET, OLIGARKET DHE BIJTE E BLLOKUT! Nga Dritan Kaba

Me Kol Shehun!
NDERIM ATA QE SFIDUAN DIKTATUREN ME TINGUJ!

Mbreme takova mikun tim te vjeter Kol Shehu, diku buze detit ne Qerret. Po luante si dikur para 34 vitesh serish ne kitarre. Muzike qe te mbush shpirtin plot. Te qeteson edhe kur je ne kulmin e nervave. Te shplodh, kur je i raskapitur ne cfilitje ekstreme,

Por dicka shume me te madhe qe shkon deri ne heroikem eshte ajo per te cilen dua te shkruaj sot.

Eshte nje homazh per ata djem te viteve ‘80 qe sollen perendim me shume se te gjithe studentet e “Partise”, qe studionin jashte. Shume shume ata vetem xhinse, syze dhe rrobe banjo per kontrandabande sillnin.

Disa prej tyre jane bere milionere, por edhe si ne ate kohe nuk i sollen asgje Shqiperise. Thjesht shisnin e blinin. Dikur breke dhe sytjena, sot ligje speciale dhe leje ndertimi. Dikur çadra me suste, sot ngrene pallate edhe ne zonat e gjelberta te Tiranes, Asgje nuk i ndal. Ulen taksat me ligje speciale per ta dhe hiqet ndihma ekonomike per te pamundurit, po me ligje speciale.

Sot, ata, i kane kthyer rilindasit ne sherbetore reale dhe veten ne oligarket e vertete te ketij vendi.

Ne fakt jane e njejta klase me nje te njejten preiardhje, bij e nipa bllokmehesh. Oligarke dhe qeveitare!

Por une dua te shkruaj per Heronjte.

Ata qe injektuan tek rinia e “Tirones” dhe jo vetem, antikomunizmin me shume se edhe “Zeri i Amerikes”> Ata luanin muziken ne ambjente publike, “Zeri i Amerikes”, degjohej me ze te ulur, me friken qe as komshiu te mos kishte asnje mundesi te degjonte.

Ata me muziken qe luanin, ne mbremjet e shkollave te mesme dhe universitetit, sollen me shume kulture perendimore tek rinia, sa te gjitha antenat e televizoreve bashke, kthyer kah Italise.

Keta djem sollen me veglat e tyre muzikore, driten, ne ate erresire komuniste qe mbizoteronte ne gjithe vendin.

Ishin ata, Genc Dashi kitasrist, Kol Shehu kitarist, Gon Hodo kitarist, Lul Xhangolli bateriat, Aleksander Gjoka kengetar dhe kitarrist, Nard Shoshi bateriat, Nard Cami tastiere, Tur Kruja bass, Tan Gambeta kitarist erudit i rralle, Buç Gazheli kitarist etj.

Pasioni i tyre per muziken i kalonte kufijte e mendimit te rinise se sotme. Me kujtohet se si arriten te ndertonin kitarrat elektrike vete. Nga muzikante u kthyen ne mjeshtra e ustallare te vertete. Sa me pasion zmerilonin me dore copat e derrasave te ngjitura me tutkall. Si i stukonin anet e kitarres. Pjesa me e mahnitshme dhe me e mundimshme ishte lyerja. Presioni i pompes se improvizuar te bojes, behej me frymen e mushkerive te tyre.

Pasioni i muzikes nderthurrej me shpirtin, qe kerkonte lirine. Ai behej nje aliazh, qe nuk kishte spiun sigurimi dhe mbledhje fronti t’i thyente.

Keta mesazhere te lirise, demokracise dhe shpreses çanin zymtesine dhe erresiren e Tiranes me tingujt e veglave te tyre.

Jam i malluar per ato kohe.

Ne 11 prill te vitit 1985, e kam ne kujtesen time si te kete ndodhur dje, takova Kolin. Ora ishte rreth dhjetes. Oren e dyte e trete e kisha pushim se zysha e matematikes mungonte. Isha ne vit te dyte gjimnaz. Perqafohemi. Kur koka kalon sa ne nje ane ne tjetren, Koli me terhoqi me afer vetes e me peshperiti: Vdiq ai plehra!

Ne syte e tij kishte nje shkelqim kenaqesie. U ndame, ai uli koken dhe vazhdoi rrugen. Ishte shprehja me antidiktatoriale qe me kishin zene veshet. Isha vetem 16 vjeç. U hutova.

U ktheva dhe e ndoqa me vrap dhe e pyeta, kush ishte plehra?

Koli pasoi pyetjen time me pyetje. Kush eshte ai qe nuk na le te luajme dhe te degjojme muziken e vertete? Koli muziken e vertete quante hard rrokun, metalin, rrokun klasik. Kush eshte ai qe te internon per antenat e “italianit” ? Kush eshte ai qe i ngre njerez qe ne tre te mengjesit per dy shishe qumesht. Dhe pas “fitores” se qumeshtit pas kater oreve ne rradhe, shkojne tete ore ne pune ku ju del qumshti i nenes nga goja? Ja ky eshte plehra!

Dallge te medha krijuan ne mendjen time, fjalet e Kolit. Ishin si proklamate antikomuniste.

Keta çuna ishin ata, qe me muziken e tyre sfiduan diktaturen me te eger ne bote. Keta çuna ishin ata, qe sollen te paret perendimin. Keta çuna ishin ata, qe shperndane kulture me shume se te gjithe librat e filmat e kombinateve prodhuese te propagandes komuniste.

Ata qe e quajne veten intelektuale te asaj kohe, mundohen dhe mezi gjejne mes rreshtat te romaneve prej qindra faqesh ndonje shprehje qe thone – Ja ku eshte fryma antiregjim.

Media sot edhe te gjithe ata qe dje shijuan muziken e tyre ne ate erresire diktature u jane shume borxhlinj.

Sot disa prej tyre vazhdojne te krijojne muzike, disa nuk jane me mes nesh, disa jane bere qytetare reale perendimore dhe amerikane.

Ndersa shitesit e syzeve, ngelen po te tille. Ata sot shesin syze ndryshe nga ato te para shume viteve. Tani ato financojne mediat qe bejne shqiptaret dhe rinine te shohin nje jete tjeter, ate virtualen, qe ekziston vetem duke pare nepermjet “syzeve” te tyre, televizioneve.

Share: