Home KRYESORE Shqiptari në luftë mes jetës e vdekjes, shoferi e përplasi dhe e...

Shqiptari në luftë mes jetës e vdekjes, shoferi e përplasi dhe e la buzë rrugës

Nje shqiptar po lufton mes jetes dhe vdekjes ne spital ne Itali, pasi u la i gjakosur pertoke, i shtypur nga nje makine, drejtuesi i te ciles me pas u arratis nga vendi i ngjarjes.

Mediat italiane bejne me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta të ditës së djeshme ne Milano.

Shqiptari, nje 64 vjecar eshte ne gjendje kome ne spital, nderkohe qe autori i aksidentit nuk dihet ende se cili eshte. Policia thote se eshte vene ne ndjekje te tij, por pa mundur ende ta kape.

Makina e ka perplasur shqiptarin e me pas i ka kaluar siper, por drejtuesi nuk i ka dhene asnje ndihme duke e lene ashtu buze rruges mes gjakut, ambulanca e njoftuar nga kalimtare te tjere e transportoi ne spital, por gjendja e tij eshte shume kritike./Lapsi.al

Share: