Home KRYESORE Shqiptari përdhunon turisten angleze në rrugën e kalasë

Shqiptari përdhunon turisten angleze në rrugën e kalasë

Rruga për këmbësorë, e cila duhet kaluar për të vizituar Kalanë në Prizren është shndërruar në makth para katër ditësh për një turiste angleze. Aty një djalë shqiptar i Kosovës, me inicialet M.K., e ka detyruar vajzën që të kryejë marrëdhënie seksuale. Ngjarja besohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30 minuta në mbrëmje, ditën e martë, 7 gusht 2018.

Viktima ka qenë e vetme, duke shkuar për të vizituar kalanë. “Koha Ditore” raporton se shtetasja e huaj, përmes një familjeje kosovare, e ka denoncuar perdhunuesin në polici. Ajo, sipas burimeve të gazetës, ka deklaruar se nuk e kishte njohur më parë të dyshuarin.

I dyshuari M.K. nga fshati Hoqë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren është dërguar në paraburgim me masë arresti 1 muaj.

Share: