Home KRYESORE Sulmi me “drone” ndaj presidentit, 6 të arrestuar në Venezuelë

Sulmi me “drone” ndaj presidentit, 6 të arrestuar në Venezuelë

Mes kritikave se Nikolas Maduro do ta përdorte incidentin për të sulmuar kundërshtarët, autoritetet venezueliane kanë vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të lidhur me sulmin me dron të mbushur me eksplozivë të ndodhur një ditë më parë.

Të dyshuarit nisën dy dronë të mbushur me eksplozivë gjatë një ceremonie ushtarake që Presidenti Maduro ishte duke mbajtur në Karakas. Njëri u devijua nga forcat e sigurisë, ndërsa tjetri ra mbi një godinë.

Pamjet e drejtpërdrejta të fjalimit të Maduros treguan fillimisht vështrimin shqetësuese përpara të presidentit, e më pas dhjetëra ushtarë që ia mbathën nga vendngjarja. Sipas autoriteteve venezueliane, nga sulmi mbetën të plagosur 7 ushtarë.

Incidenti ndodhi në kohën kur Maduro ishte duke folur në ceremoninë që shënonte 81-vjetorin e ushtrisë kombëtare. Dy “drone” të mbushur me eksplozivë shpërthyen shumë pranë podiumit ku ndodhej presidenti, sipas ministrit të Komunikimeve, Jorge Rodriguez.

Share: