Home KRYESORE Video/46 gradë në Portugali, 24 të lënduar nga zjarret!

Video/46 gradë në Portugali, 24 të lënduar nga zjarret!

Pushues britanikë janë evakuuar nga një hotel me 5 yje në Algarve pasi flakë të mëdha zjarri kishin mbërritur pranë resortit të tyre. Qindra turistë u detyruan të lënë resortin “Macdonald Monchique Resort & Spa” pak pas mesnatës, ndërkohë që flakët kishin arritur deri në 1 milje nga kompleksi. Ata u dërguan në një vend të sigurt, rreth 20 kilometra në veri të Portimaos.

Zjarri i Monchique shpërtheu në një pyll eukalipt në një zonë të quajtur Perna da Negra pas një valë të nxehtë, ku temperaturat kapën vlerat e 46 gradëve në disa pjesë të vendit.

Zyrtarët kanë dërguar 810 zjarrfikës, 226 automjete dhe nëntë aeroplanë në zonë në një përpjekje për ta sjellë flakën nën kontroll.

Nga zjarri ka pasur 24 të lënduar, të cilët u  transportuan në spital në Lisbonë, një ndër ta në gjendje të rëndë.

Të gjithë banorët që jetojnë pranë zonës ku është përfshirët nga flakët, si dhe ato përreth janë evakuuar.

https://www.express.co.uk/news/world/999442/Portugal-fire-fires-Europe-holiday-Algarve-evacuation-wildfires-latest-today

1
Share: