Home KRYESORE E godet me sende të forta, ish-dhëndrri plagoset nga ish-vjehrri i tij

E godet me sende të forta, ish-dhëndrri plagoset nga ish-vjehrri i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kamenicë të Korçë, aty ku pas një përplasje verbale Nizami Bezat, rreth 54 vjeç ka goditur me sende të forta ish-dhëndrrin e tij S. M, rreth 25 vjeç, banues po në këtë fshat.

Sikundër mësohet konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që shtetasi S. M ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Share: