Home KRYESORE I mituri shqiptar përdhunohet nga nje pakistanez në Greqi

I mituri shqiptar përdhunohet nga nje pakistanez në Greqi

Detaje të reja raportohen nga mediat greke lidhur me arrestimin e një 31-vjeçari paksistanez, pas denoncimit të një të mituri shqiptar.

Sipas mediave helene: Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Sofiko të Korinthiasit, ku nëna e shqiptarit ia kishte besuar në punë djalin e saj 31-vjeçarit.

Gruaja jetonte në Megara, një qytet historik në zonën e Atikës. Ajo e dinte që 31-vjeçari pakistanez punonte në një biznes që punësonte të huaj dhe i kërkoi atij që të merrte edhe djalin 14-vjeçar për të bërë punë sezonale.

Por, në të gdhire të së premtes, i mituri i tha të ëmës që pakistanezi e kishte përdhunuar në shtëpinë ku ata jetonin.

Menjëherë nëna shkoi në Korint ku bëri edhe denoncimin. Si pjesë e hetimeve, fëmija iu nënshtrua edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor, që arriti në përfundimin se fëmija kishte shenja azbuzimi seksual.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse i akuzuari ka qenë apo jo më parë i përfshirë, por gjithashtu nëse persona të tjerë të punësuar në këtë biznes janë të ligjshëm dhe në çfarë kushtesh punojnë./Opinion.al

Share: