Home KRYESORE Ish ministri i Bujqesise sqaron keqkuptimet mbi domaten

Ish ministri i Bujqesise sqaron keqkuptimet mbi domaten

Nga Edmond Panarit

Në rrjetet sociale, janë bere virale fotot e domateve qe mbijne nga jashte dhe madje edhe nga brenda…

Perceptimi publik dhe alarmi që jepet ne rrjetet për këto “Domate Frankenstein” eshte se janë domate me hormone!Por si është e verteta..?! E kunderta është e vertete!!

Keto jane domate fare pa hormone!! Domatet bio, endemike si pershembull domatja e Shengjergjit, domatja e vone e Korçës, kanë në perberje te tulit te tyre nje fitohormon, i cili stimulon pjekjen dhe frenon mbirjen e farave dhe u jep ketyre domateve shijen e tyre te pakrahasueshme.

Ky fitohormon, mungon plotesisht te domatet që mbijne, sepse ne farat e tyre gjeneticienet kanë transplantuar një gen që pengon prodhimin natyral te ketyre hormoneve…

Sigurisht për qellim fitimi! Rezultati?! Domate që mbijne, me frut super te bukur të lemuar dhe të lustruar dhe për dekor pjatash. Domate që nuk kalben për kohë të gjatë, por fare pa shije, pa ere dhe pa vlere ushqyese !!

Sigurisht me kosto prodhimi shumë të ulet dhe rendiment të lartë… Edhe pse te pa rrezikeshme për konsumatorin, Ministria e Bujqesise, sherbimi i mbrojtjes se bimeve, i cili për fat të keq eshte tashmë i shkaterruar, duhet te frenojne dhe dekurajojne perdorimin e ketyre farave dhe fidaneve.

Arma jonë fituese është cilesia dhe jo sasia!! Me këtë fare domateje, fare shalqini, speci, nese nuk i pengojme në kohë, do te dalim nga konsumi dhe tregu, brenda pak kohe! E kanë pesuar të tjere para nesh!

Share: