Home KRYESORE “Ishte prezent kur më vunë armën në kokë”, flet kryebashkiaku: Garantoj se…

“Ishte prezent kur më vunë armën në kokë”, flet kryebashkiaku: Garantoj se…

Bushi, kryebashkiaku i Krujës, mohon akuzat e bëra nga ish-oficeri i policisë EmiljanoNuhu, se ka qenë prezent në komisariatin e Fushë-Krujës teksa ish-nën komisari kërcënohej me armë nga i vëllai i deputetit socialit Rahman Rraja.

“Unë nuk e njoh oficerin në fjalë! Nuk i di emrin dhe nuk e kam takuar kurrë. Njëkohësisht, as që bëhet fjalë që të kem qenë në ambientet e rajonit të policisë së Fushë-Krujës, as vetëm e as bashkë me ato që oficeri apo ish oficeri tani pretendon”, shprehet kryebashkiaku.

“Garantoj se kjo shpifje do të hidhet poshtë me fakte, pasi rajoni policor ka kamera dhe nëse unë do të kisha qenë do të isha filmuar. Është në ngarkim të organeve kompetente të verifikojnë kamerat dhe të provojnë se e gjithë kjo është një shpifje e madhe”, shton ai në një reagim në faqen zyrtare në Facebook.

c56e5423-8c89-411f-970c-06f077a77465

Një pjesë e letrës që Emiljano Nuhu ia ka adresuar kreut të Policisë Ardi Veliu, ku pretendon se Artur Bushi ishte prezent në zyrën e komisariatit kur është kërcënuar me armë zjarri.

***

U përmend nga oficeri Nuhu, reagon Artur Bushi: Filmimet do…

Një ditë pas denoncimit të oficerit të Krujës Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xh. Malokut, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i kreut të bashkisë Krujë, ka ardhur reagimi i kryebashkikakut.

Artur-Bushi

Në një prononcim për News24, Artur Bushi thotë se dëshmia e Nuhut është e gatuar në selinë e PD dhe se ai nuk ka qenë në komisariatin e Krujës dhe për këtë kërkon të publikohen pamjet e komisariatit për ta vërtetuar. Sipas tij, dëshmia e oficerit është e gatuar në selinë e PD.

“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon .Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat. Berisha shkruaji një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”- thotë Artur Bushu për News24.

Share: