Home KRYESORE Ja sa paguhej për 60 minuta brenda qendrës ku ushtrohej prostitucion

Ja sa paguhej për 60 minuta brenda qendrës ku ushtrohej prostitucion

4 qendra estetike u zbuluan të martën nga Policia e Tiranës, të cilat ishin kthyer në mjedise ku ushtrohej prostitucion. Pas këtij aksioni, në pranga u vunë tre prej administratorëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Për 7 vajzat që ishin kamufluar si masazhatore, por që ushtronin prostitucion ka nisur procedimi penal.

Burime për gazetën ‘Panorama’, thanë se janë dashur 7 muaj hetime për të dokumentuar këtë veprimtari të jashtëligjshme që kryhej në disa zona të kryeqytetit.

Ky nuk është rasti i parë që policia zubulon qendra estetike, të cilat përdoren për ushtrim prostitucioni. Një muaj më parë, Gjykata e Tiranës, dënoi me 4 vjet e 8 muaj burgim pronaren e një qendre. Ajo u arrestua vitin e kaluar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Baza e prostitucionit që u zbulua në shkurt të vitit të kaluar nga oficerët e Antitrafikëve ishte një aktivitet tregtar si qendër estetike, në rrugën “Jusuf Vrioni”, pranë bllokut “Vasil Shanto”, në Tiranë.

Kundrejt pagesave 3 mijë lekë të rinj deri në 50 euro, merrnin në këmbim mesazhet erotike, por edhe kryenin marrëdhënie seksuale.

Sipas ‘Panoramës’ pronarja e qendrës kishte punësuar 5 vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet që janë konsideruar prostitucion.

Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se në qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe shërbime erotike.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura në telefonin e Enkeleda I. nga klientë të ndryshëm.

“Kemi sot që të vij?” “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje.

Në të njëjtën çështje u shpallën fajtore për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i kapur në flagrancë nga Policia në momentin e ndërhyrjes.

Marrë me shkurtime nga gazeta “Panorama”

Share: