Home KRYESORE “Një grup snajperistësh shqiptarë i janë bashkuar xhihadistëve në Siri”

“Një grup snajperistësh shqiptarë i janë bashkuar xhihadistëve në Siri”

Një grup snajperistësh shqiptarë dyshohet se i janë bashkuar grupit xhihadist që po lufton në provincën e Idlibit në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga media franceze France Soir. Kjo e fundit i referohet gjerësisht një videoje të shpërndarë në 4 Gusht 2018, nga media Xhemati Alban. Videoja me një kohëzgjatje prej 33 minutash dhe 15 sekonda, titullohet “Snajperistat Shqiptar ne token e Shamit”.

Në analizën e gjatë të bërë publike nga media francese thuhet se xhemati Alban duket se është një media për shqiptarët që janë rekrutuar dhe luftojnë në siri në kuadër të grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Cham (HTC). Sipas burimeve, kjo ka bërë së bashku njëqind shqiptarë, të udhëhequr nga Hattabi Albani, shkruan ABC News.

Ebu Katade Albani, drejtuesi i shqiptarëve, ka qenë sipas France Soir shumë pranë udhëheqësit të grupit xhihadist që dominonte në Idlib. Ndërkohë një shqiptar, Sheiku Abu Qatada el-Albani, emri i vërtetë Abdul Jashari, shtetas i Maqedonisë, ishte drejtues ushtarak i al-Nusra figuronte ne listën e zezë të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Shqiptarët kanë qenë prej kohësh në kontigjentin e luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak midis grupeve xhihadiste. Më konkretisht, shqiptarët nga vendet e tjera të Ballkanit, janë më të lartë në numër. Në mars të vitit 2015, ishin më shumë se 500, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.

Ata ishin kryesisht ish-guerilas të luftërave në Kosovës ose Maqedone, por edhe ish-anëtarë të komandove të ushtrisë shqiptare. Video për snajperistët është pjesë e një fushate mediatike që synon rritjen e vizibilitetit të kontigjentit dhe rritjen e përkushtimit. Titrat janë në anglisht, ndërsa zëri është në gjuhën shqipe, dëshmi se grupi dëshiron të arrijë një audiencë më të gjerë, shkruan ABC News.

Videoja, e cila aktualisht është fshirë nga interneti, sipas medias franceze nis me citimin e vargjeve të Kuranit dhe pas kësaj ka një fragment që kujton krimet e regjimit sirian, i cili bombardon pa dallim popullsinë civile, represionin e egër të Damaskut që justifikon për xhihadistët pjesëmarrjen e tyre në konflikt, si të huaj.

Snajperët shqiptarë duket se përdorin pushkë snajperash të prodhuara prej tyre, si dhe SVDs Dragunov, AK-74Ms me dylbi dhe silenciatorë. Në video duket edhe një antar i këtij grupimi xhihadist që flet shqip, ndërkohë që fëtyrën e ka të fshehur. Snajperat e mbajnë veten në gjendje të mirë fizike duke praktikuar vrapime dhe duke bërë dhe palestër.

360grade.al

Share: