Home KRYESORE Publikoi foto fill pas emisionit, fansat akuzojnë Rudinën për operacion plastik

Publikoi foto fill pas emisionit, fansat akuzojnë Rudinën për operacion plastik

Nisi dje në TV Klan sezoni i ri i emisionit shumë të ndjekur “Rudina” nën moderimin e Rudina Magjistarit e cila u shfaq në super formë dhe me një ndryshim në pamje.

Me të nisur emisioni, Rudina postoi një foto në Instagram, ku menjëherë nisën komentet mbi ndryshimin në pamje të moderatores.

“Ke bërë buzët?”, e pyet një fanse dhe Rudina i përgjigjet me një “Jo”.

Ndërsa komentuesit më poshtë shprehen se është dobësuar. Por e vërteta është se moderatorja ka bërë dhëmbët, gjë që ka bërë të duket shumë ndryshe, siç e shihni edhe në fotot e mëposhtme të “Xing.al” të shkëputura nga emisioni./Lapsi.al

  

Share: