Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Pasta daneze me vishnje të tharta

Sugjerimet e Shijes: Pasta daneze me vishnje të tharta

Për këtë recete do të përdorim Croismart, përzierje për përgatitjen e kroisantëve ose brioshëve
Përbërësit:
– 1000 g Croismart
– 50 g maja buke
– 450-480 g ujë i ftohtë
– 300 g margarinë
– Avoletta
Përgatitja:
Përzieni së bashku në një enë Croismart-in , majanë dhe ujin derisa përbërësit të lidhen mirë me njeri-tjetrin dhe të krijohet një brumë i butë homogjen. Lëreni brumin të pushojë për 5 minuta në temperaturën e dhomës (20-24 ° C). Krijoni një hapësirë në mes të brumit dhe shtoni margarinën dhe punojeni brumin vazhdimisht në mënyrë që margarina të shpërndahet në mënyrë uniforme.

Punojeni brumin përsëri duke formuar tre shtresa. Përsëriteni këtë veprim edhe një herë duke formuar nga 2 shtresa për secilën shtresë të formuar më parë . Lëreni brumin të pushojë për 5 minuta, punojeni përsëri dhe hapeni brumin më pas në një trashësi prej rreth 4 milimetra , duke e prerë më pas në formë fletash katrore me një dimension prej 9 cm. Përdorni një qese pasticerie për të depozituar rreth 10 gram Avoletta në qendër të çdo flete.

Bashkoni katër cepat e fletëve të brumit drejt qendrës duke e mbyllur krejtësisht mbushjen dhe shtypini cepat në mënyrë që mbushja të mos dalë jashtë . Lërini të pushojnë për rreth 80-90 minuta në një dhomë në temperaturën prej 28-30 ° C , me lagështi relative prej 70-80%.I lyejmë kroasantët me anë të një furqe me vezë (të rrahur më parë) dhe depozitoni sasinë e dëshiruar të FRUTTIDOR KIRSCH në qendër dhe dekoroni sipas dëshirës me bajame të pjekura dhe kokrra sheqeri kaf. Piqini në furrë 180 ° C për 18-20 minuta.

NJOFTIM: Temperaturat dhe kohët mund të modifikohen, sipas gjykimit të përdoruesit, për t’iu përshtatur kushteve të veçanta të punës.

Përbërësit e kësaj recete i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: