Home KRYESORE Tsipras apel gazetarëve: Mos insistoni ta shtroni më, çështja “Çame” nuk ekziston

Tsipras apel gazetarëve: Mos insistoni ta shtroni më, çështja “Çame” nuk ekziston

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

Duke folur për negociatat mes dy shteteve, gjatë një konference për shtyp Tsipras ka folur edhe për çështjen çame duke u shprehur se një çështje e tillë nuk ekziston.’.

“Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta. Shqipëria duhet të bëjë disa ndryshime.

Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke.

Është dëgjuar shumë për këto çështje por s’ka asgjë konkrete. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston! Çështjet që do të diskutohen duhet të jenë të zgjedhura mirë dhe me mençuri”, tha Tsipras.

360grade.al

Share: