Home KRYESORE VIDEO/ Rrëmbime, shantazhe, pamjet e kapjes së 7 shqiptarëve

VIDEO/ Rrëmbime, shantazhe, pamjet e kapjes së 7 shqiptarëve

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në pranga 7 shqiptarë pjesë të një bande, dedikuar aktiviteteve si shantazh, rrëmbim, shpërndarje të lëndëve narkotike, kërcënimeve dhe armëmbajtjes pa leje.

Të gjithë anëtarët mësohet se gjatë aktivitetit të tyre kriminale kanë përdorur edhe dhunë për të detyruar disa biznesmenë për të paguar për mbrojtje ndaj tyre.

Në një nga këto rastet Guardi di Financa ka ndërhyrë duke arrestuar edhe pjesëtarët e organizatës.

Siç raportojnë mediat italiane banda po kërkonte të zhvaste nga pronari i një lokali rreth 5 mijë euro, në momentin e ndërhyrjes së policisë.


360grade.al

Share: