Home KRYESORE Zjarret në Mati/ Kush është heroi shqiptar që Tsipras i dha nënshtetësinë

Zjarret në Mati/ Kush është heroi shqiptar që Tsipras i dha nënshtetësinë

Një emigrant shqiptar në Greqi është mes tre emigrantëve të nderuar nga shteti grek për kontributin e dhënë për shpëtimin e jetëve të njerëzve në tragjedinë e ndodhur në Athinë gjatë muajit korrik. Agim Cufe, nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri dhe ku humbën jetën 98 njerëz, do të marrë nënshtetësinë greke, pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar me dhjetëra persona.

Lajmin e ka dhene vete kryeministri, i cili eshte shfaqur ne nje video teksa perfqafohet dhe falenderon shqiptarin dhe dy egjiptiane qe punoje si peshkatare ne kete zone.

Mediat greke bejne me dije se Kryeministri gjatë takimit me ta tha se shteti duhet të njohe veprat e tyre dhe për t’u dhënë atyre shtetësinë greke i ka dhene urdher ministrit te Brendshem.

Agim Cufe

Agim Cufe

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish. Përveç shqiptarit, Ministria e Brendshme greke bën të ditur se i ka dërguar Presidentit një dekret për dhënien e nënshtetësisë Honoros Causa dhe për dy emigrantë egjiptianë, që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Gjithashtu, emigrantët heronj janë vlerësuar edhe nga Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, gjatë një takimi që zhvilloi në Mati me familjet e dëmtuara nga zjarri.

“Peshkatarët e Nea Makrit, vendas edhe emigrantë, zhvilluan një betejë heroike gjatë gjithë harkut kohor të tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti e vlerëson sakrificën e tyre. I falënderojmë”, shkruan Kryeministri grek në faqen zyrtare në “Twitter”.

Kreu i qeverisë greke, ndër të tjera, tha se shteti nuk do ta harrojë atë që ndodhi dhe do të bëjë çdo gjë për rilindjen e zonës nga shkatërrimi katastrofik. Nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës më 23 korrik, gjetën vdekjen 98 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të dëmtuar. Mes viktimave ishin dhe dy shqiptar, ndërsa 13 të tjerë u plagosën./360grade.al

Share: