Home KRYESORE Basha: Përplasja për kokainën u shit si ngjarje banale. Duhet kurajo!

Basha: Përplasja për kokainën u shit si ngjarje banale. Duhet kurajo!

Lulzim Basha pasi ka denoncuar një sërë politikanësh të lidhur me bandat në vend, si Qazim Sejdini e Taulant Balla në Elbasan, Ditmir Bushati me Bajrin në Shkodër dhe Fatmir Xhafaj në Vlorë, ka cekur ngjarjen më të rëndë në vend: Atë të përplasjes me armë në zemër të Tiranës, në zonen e Bllokut. Basha deklaroi fillimisht se ngjarja ka ndodhur për pazaret e drogës dhe e shtjelloi më shumë kur u pyet nga gazetarët.

Sipas tij, policia tentoi ta shesë si zënke banale, por në fakt personat e përfshirë jan përplasur për tregun e kokainës.

“Deri dje u tha se ishte zënkë banale për një këngëtare të njohur (Elvana Gjata). Ndërsa nga dje falë kurajos së disa kolegëve tuaj (gazetare) u mësua se nuk ishte ngjarje me motive banale. Ata janë klane të fuiqshme të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Përplasja ka ndodhur për tregun e kokainës. Kemi indicie më shumë se kaq, por jemi në fazën e verifikimit të fakteve. Duhet të merret prokuroria me këtë punë, opozita vetem denoncon por smund të bëjë rolin e akuzës”, tha Basha. Ai theksoi se duhet kurajo për të zbardhur ngjarje të tilla. Po kështu duhet kurajo dhe për ti denoncuar./Opinion.al

Share: