Home KRYESORE Gazetari bën deklaratën e fortë: Alizoti ka kontaktuar me drejtorin e Përgjithshëm...

Gazetari bën deklaratën e fortë: Alizoti ka kontaktuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Gazetari Trashgim Sokolaj është shprehur se Fredi Alizoti ka komunikuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.Duke ju referuar burimeve, Sokolaj tha se nuk ka dijeni nëse ka pasur një takim mes Alizotit dhe drejtorit të policisë por ka pasur një kontakt mes tyre.

“Nga informacionet jo zyrtare që kam, ky person ka pasur një kontakt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili është njoftuar nga drejtori i Policisë së Fierit. Nuk jam në dijeni nëse drejtori i policisë është takuar, por burimet që kam se ky person ka pasur një kontakt. Siç kam njohuri që ky person nuk është çuar nga drejtori tek Krimet e Rënda. Mos të harrojmë se është një person i dënuar për vjedhje”, tha Sokolaj .

Share: