Home KRYESORE Kryeministri ynë! JEPI DUM, O DULLË! Nga Kasem Seferi

Kryeministri ynë! JEPI DUM, O DULLË! Nga Kasem Seferi

Asnjëherë nuk më ka ngacmuar askush në jetë se sa Kryeministri Rama 2 në përballjen e tij me gazetarët monumentalë Minxhozi, Vasjari, Lela dhe Gjekmarkaj, nën “dirigjimin” e “kryegazetarit” Balla në programin “Real Story”, kur, në lidhje me partneritetin/ortakërinë shtet – privat, tha se afrohen ata partnerë privatë që kanë para për të investuar që të sigurojnë në emër të Qeverisë Rama 2 shërbime mjekësore falas për qytetarin shqiptar dhe se Qeveria Rama 2 do t’ia paguajë këto shpenzime në vitet që vijnë.

Në këtë kontekst ngrihen pyetjet që vijojnë:

Ku janë këto shërbime mjekësore falas me këtë përmbajtje kaq të thjeshtë ZOTI KRYEMINISTËR?

E paska siguruar Qeveria Rama 2 se do të jetë në pushtet edhe për një (mos e dhëntë ZOTI) edhe për një mandat tjetër shtesë?!

Do t’i paguajë vërtetë Qeveria Rama 2 këto “borxhe”?!

Por a ka Qeveria Rama 2 para për të paguar këto “borxhe”?

ZOTI KRYEMINISTËR RAMA!

Asnjë qeveri nuk ka para.

Paratë e qeverive, si dhe të Qeverisë Rama 2 nuk kanë qenë, nuk janë dhe (kurrë mos qofshin për Qeverinë Rama 2, apo për Qeverinë Basha 1), për arsye se ato para janë dhe do të jenë paratë e siguruara nga tatimpaguesit shqiptarë.

Por nuk mund të mbulosh me petkun e fajit një Kryeministër PIKTOR dhe një SUPERMINISTËR të financave, të ekonomisë dhe të punës (përkthyes i gjuhës angleze, me një kurs disamujor në një kurs të tipit mastër për të punësuarit e FMN – së, me qëllim që të kuptonin materialet dhe bisedimet ndërmjet FMN – së dhe qeverive, që duhet të përktheheshin nga gjuha angleze në gjuhën këmbëtare, në rastin tonë, shqipe)?!

Shumë pyetje bënë gazetarët lartpërmendur dhe pak përgjigje more (edhe pse një rrjedhë e pafund justifikimesh, dredhimesh dhe përpjekjesh për të dalë nga … dëshpërimi i thellë që sjell dashuria e pafund për pushtet në rrethana qëtë ngrenë nervat edhe kur fle gjumë, solli KRYEMINISTRI RAMA.

Të kesh përballë disa gazetarë dhe analistë, ashtu sikundër nuk ta ka dëshira dhe oreksi për pushtet, do të thotë të kesh përpara aq shumë mundësi për të kuptuar se ku ke gabuar në politikat që ke miratuar dhe zbatuar, të gjesh autorët e pazotë që të kanë futur në këto “zgëgje”, ku pushteti dobësohet dhe emri të shkon deri te haletë e bareve më të varfëra të qyteteve dhe fshatrave, ku nuk mungon diskutimi për madhësinë e penisit tënd, do të thotë … :

JEPI DUM, O DULLË!

Të ka ardhë koha për t’u mendu.

Pashë këto net një film artistik (natyrisht fiction), ku protagonist ishte Kryeministrja Margaret Theçer e Biritanisë së Madhe (ose Mbretërisë së Bashkuar – UK), mesazhi i të cilit kishte vetëm pak fjalë të thëna ndër rrjeshta.

GJEJE KOHËN KUR DUHET TË LARGOHESH!

Jo të gjithë ata që flasin për presidentët, kryeministrat, ministrant dhe … deputetët, flasin pikërisht për ata, por flasin për Shqipërinë, popullin shqiptar dhe interesat e tyre të nëpërkëmbura në histori, duke e kthyer Historinë e Shqipërisë në një “padi penale” për “krimet” e politikës shqiptare.

DREQI E HËNGËRT!

MËSONI TË LARGOHUNI ME DINJITET!

MËSONI TË BËNI ATO QË BËJNË TË MUNDUR TË MËSOJNË TË TJERËT NGA JU!

Vetëm një simptomë “FATOS NANO” kemi parë deri tani.

Por, një simptomë nuk arrin të flasë për një “epidemi” të tillë politike.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: