Home KRYESORE Lubonja për Ramën: Shenjë degradimi, para ligjit jemi të barabartë

Lubonja për Ramën: Shenjë degradimi, para ligjit jemi të barabartë

Kryeministri Edi Rama, të martën, në emisionin “Dritare” në News 24, deklaroi për analistin Fatos Lubonja se është një shpifës, por që do e falte për shkak të kryerjes së burgut në periudhën e diktaturës.

Kësaj deklarate, Fatos Lubonja iu përgjigj ditën e sotme, duke e cilësuar një shenjë degradimi të kryeministrit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, Lubonja tha se para drejtësisë janë të gjithë të barabartë.

Lubonja: Nuk jam dakord me këtë që të kursehem që kam qenë në burg, para ligjit janë të gjithë të barabartë. Mendoj që thelbi i këtij debati është raporti i kryeministri po në përgjithësi i pushtetit me të vërtetën, me gjërat që thuhen, janë perceptim apo dhe fakte.

Ti duhet të faktosh pse është shpifje. Më e rënda është që ti flet në emër të drejtësisë. Kjo është shenjë e një degradimi në fund fare. Për të mos thënë se akuzat janë shumë të rënda dhe nëse je i pastër duhet të jesh i qetë. E dyta nëse ke akuza duhet t’i verifikosh jo të bësh mbulesën e parë. Vijmë tek situata unë kam drejtësinë, kam policinë dhe ose ti mbyll gojën ose të akuzoj./Opinion.al

Share: