Home KRYESORE Masakra në Bllok, shoqërohet në polici Elvana Gjata

Masakra në Bllok, shoqërohet në polici Elvana Gjata

Kanë dalë detaje të reja në dritë për vrasjen e djeshme në ish-Bllok. Mësohet se këngëtarja e njohur Elvana Gjata është shoqëruar në polici.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, mbrëmjen e djeshme në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka qenë e pranishme këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Sipas saj Gjata ishte në shoqerinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur me emrin Ervin Mata.

Mësohet se sherri ka nisur mes Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, dhe më pas ky i fundit ka thërritur njerëz të tjerë në lokal, raporton News 24.

Nuk dihet se si ka lindur sherri mes personave të plagosur dhe të dashurit të këngëtares, por kjo e fundit po jep dëshminë e saj në Drejtorinë e policisë së Tiranës.

Share: