Home KRYESORE Tërmet 6.8 ballë në Greqi, alarmi për Cunami në Mesdhe, lëkundjet ndihen...

Tërmet 6.8 ballë në Greqi, alarmi për Cunami në Mesdhe, lëkundjet ndihen në Shqipëri

Një tërmet i fortë shkundi ishullin turistik grek Zakynthos, duke shkaktuar lekundje te forta edhe ne Shqiperi. Termeti i fuqishem ka qene 6.8 balle, nderkohe qe disa media e raportojne edhe 6.4.

Mediat vendase raportojne se lekundjet jane ndjere deri në Athinë, por edhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Demet kane qene te shumta, nderkohe qe nuk flitet per viktima, por per fat vetem per persona te lenduar qe kane marre mjekim.

Porti kryesor për ishullin Zakynthos në detin Jon tha zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile, Spyros Georgiou. Imazhet nga porti treguan trotuare të çara dhe të deformuara pranë anijeve të ankoruara.

“Ne jemi duke kontrolluar fshatrat në ishull, ku ka disa ndërtesa të vjetra”, tha ai për The Associated Press. “Mungesa e energjisë elektrike është një problem, por teknikët po përpiqen të rivendosin lidhjet”.

Shërbimi i zjarrfikjes tha se pati raportime per rrezime shkembinjsh, madje demtime edhe ne nje kishe në qytetin kontinental të Pyrgos, në zonën jugore të Peloponezit. Disa njerëz u trajtuan për lëndime të lehta.

Georgiou tha se u dha një paralajmërim paraprak per cunami u lëshua, ndonëse edhe dy ore pas termetit goditjet qe pasuan ishin me te lehte.

4321


360grade.al

Share: