Home KRYESORE Testi i zgjedhjeve ne Gjermani. Fuqia e Fjalës, Fuqia e Pushtetit.

Testi i zgjedhjeve ne Gjermani. Fuqia e Fjalës, Fuqia e Pushtetit.

Nga Dritan Haxhiraj.

Gjermani vendosi në harkun e 20 ditëve në dy nga Rajonet e veta më të pasura të ndëshkojë Merkel. Motivi? Ndërthurja midis veprave e fjalëve. 6 muaj për të krijuar një koalicion politikë e me vonë formimin i qeverisë u perceptua nga elektorati jo si veprim por si fjalë.

Por nuk ishte vetëm ky motivi…

Fuqia e fjalës ka ngritur ose ka shkatërruar njerëz, familje, komunitete, parti, shtete e kontinente.
Ne jemi produkti i kësaj fuqie.
Ne jemi laboratori më i mire se si mundemi të ndajmë të mirën nga e keqja.

Fuqia e fjalës në politikë ka ngritur nëpër dekada mite ose kriminel, burra shteti ose batakçinjë e për këtë Europa në 100 vite është laboratori politikë për disa raste unike ku e mira nga e keqja janë ndarë shumë shpejt dhe në mënyrë të frikëshme.

Fuqia e fjalës në politike, Fuqia e fjalës kur ka ardhë në pushtet nga burrat e shtetit ka bërë ndryshimin radikal midis të mirës e të keqes dhe për këtë Europa ka dy figura që ngritën midis të mirës e të keqes dy perdhe.

Wiston Churchill nga një ane dhe Adolf Hitler nga ana tjeter, janë misherimi më mirë i asaj që historia na ka lënë.

Deri këtu historia na ka drejtuar, por sot kush na drejtone për të kuptuar forcën e fjalës ?

SHBA mbas 11 shtatorit 2001, do ti tregonte botës se fuqia e saj kalonte dhe nëpërmjet fuqisë së fjalës.
Bota nuk do të ishte më siç e kishim njohur por dhe SHBA, do ta shihnin botën si nuk e kishin parë më herët mbas gati 3000 viktimave të atij sulmi të frikshëm e djallëzor.

Nëse ka një datë për SHBA, ka dhe një 11 shtator për Europen, ajo fillon me krizën e migrantëve.

Njerzitë,familjet, partitë, komunitetet, shtetet në Europe do të ndryshonin diku për mirë o diku për keq por diçka është e sigurtë Europa ndryshoi.

Në mes të shumë shteteve jo pa qëllim zgjodha Gjermanine për të pare sesi frika ndaj tjeterit, frika ndaj migrantit po ndryshon një nga autoritetet e politikës europiane në këto 13 vitet e fundit atë të, Angela Merkel.

Jo pa qellime kur flitet për stabilitet ekonomik sytë e të gjithëve shkojnë në Gjermani, po jo pa qëllim kur është folur për stabilitet politikë po të gjithë kanë parë rastin gjerman.

Por përse ndryshoi kriza e migranteve stabilitetin gjerman?

Shifrat flasin akoma për papunesi rekord, gjermanët jetojne shumë mirë dhe përsëri fjala, e fuqia e saj po ndryshon parametrat dhe temperaturën politike në Berlin.

Ku matet kjo temperaturë?

Rajoni i Bavarise, që ka si epiqendër qytetin e Mynihut, e Rajoni Assias që ka si epiqendër qytetin e Frankfurtit shkuan në zgjedhje dhe në të dyja zonat partia e Merkel ose aleatët e saj humbën.

Rajoni i Frankfurtite, vetëm për vitin që lamë pas 2017, ka një GDP prej 270 miliarde euro më të lartë se sa ka GDP-ën shtete si Danimarka, Filanda e Irlanda.

Ka gjithashtu një papunësi rekorde prej 5%, edhe pse ka këto shifra përsëri në një shtet me këtë fuqi ekonomike ku fjala punesim është një garanci për të ardhmen, fjala përsëri shkakton frikë, frika ndaj të huajit ka peshë, kjo u vërtetua ne harkun e 20 ditëve në këto dy Rajone.

Frika e fjalës po shkatërron 70 vjet paqe.

E majta europiane pothuajse në gjithë Europën nga kriza e migranteve nuk është më në pushtet ose po e humbë atë, dhe mesa duket është futur në një agoni strukturale.

E djathta po i lë terren ektstremit të djathtë.
Fuqia e frikes, fuqia e tjetrit po pushton Europen.
Kjo është fuqia e fjalës e nëpërmjet frikës, fuqia e pushtetit.

Ndodhi, mundet te ndodh prapë e prapë, shprehja e famëshme e Levit që na kujtone se 6 milion hebrenjë u sakrifikuan për ato fjalë, për atë urrejtje sepse një popullë kishte fe, kulturë ndryshe nga ata që kishin vendosur fatin e tyre.

Ne kamera gazi.

Share: