Home KRYESORE Dyrnjaja: Shqipëria e nuk iu përgjigj provokimit të grekëve, do ishte në...

Dyrnjaja: Shqipëria e nuk iu përgjigj provokimit të grekëve, do ishte në favor të tyre

Gazetari Denis Dyrnjaja në një lidhje për “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se nëse pala shqiptare do t’i ishte përgjigjur në të njëjtën formë grekëve gjatë ditës së sotme në Dropull, situata do të shkonte në favor të tyre.

Dyrnjaja: Asaj që i duhesh përgjigjur me forcë siç është rasti i Kaçifës, iu përgjigj me atë gjuhë që u kërkua. Sot ishte gjuha e provokimit dhe pala shqiptare nuk iu përgjigj me të njëjtën gjuhë. Incidenti nuk ishte në favor të palës shqiptare, ishte në favor të palës greke. Atje kanë qenë edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare. E gjithë situata ka qenë në monitorim të rreptë të policisë shqiptare. Nëse para disa ditësh kishte përballje frontale me armë zjarri, sot ishte një formë tjetër përballjeje. Ne na takonte të ishim të matur, pasi nuk duhet të çonim në atë që ata kërkonin. Ngjarja ishte shumë e rëndë dhe të paktën politikisht duhet reaguar./360grade.al

Share: