Home KRYESORE Jetonin vetëm, identifikohet çifti i moshuar që u vetëflijua

Jetonin vetëm, identifikohet çifti i moshuar që u vetëflijua

Burrë e grua, Kujtim dhe Kele Agalliu janë gjetur pa jetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori” të Beratit. Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit nga një partullë policie rreth orës 07:00 të ditës së sotme.

Burrë e grua jetonin vetëm, ndërsa mësohet se kishin një djalë në emigracion në Itali. Nga të dhënat e para mësohet se çifti i të moshuarve janë hedhur ballkoni i një pallat në ndërtim e sipër.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen. Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.Opinion.al

Share: