Home KRYESORE Në kërkim nga Interpoli për trafik droge, punonte pedagog te Ekonomiku

Në kërkim nga Interpoli për trafik droge, punonte pedagog te Ekonomiku

Mëngjesin e së shtunës policia e Tiranës njoftoi arrestimin për llogari të Interpolit të Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Venecia me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”.

Por çuditërisht i kërkuari i drejtësisë italiane është Doktor Shkencash dhe jep mësim si pedagog në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. “Panorama” shkruan se Shoraj, pavarësisht faktit se ka qenë një person në kërkim dhe i dënuar vijonte të jepte mësim ne auditorë.

Në faqen e vet personale, ka një CV shume te pasur sa i takon formimit te tij akademik dhe profesional.

Shoraj gjate arrestimit

Share: