Home I pakategorizuar Nga Instituti Kulinar Neranxi te Restorant “Gustav” në Zurich, kandidat për Michelin...

Nga Instituti Kulinar Neranxi te Restorant “Gustav” në Zurich, kandidat për Michelin Gaullt & Millaut

Ne Institutin Kulinar Neranxi vijnë here pas here ish studente te cilët tashme janë chefa kuzhine ne restorantet me te mira ne Shqipëri, Ballkan dhe Europe!

Duke marre parasysh historinë e gjate dhe te suksesshme te kësaj shkolle te shijes unike, ne menduam qe te sjellim here pas here ish studentet tanë qe tashme janë chefa te suksesshëm te shijes ne pjata elegante.

Sot tek ne ishte Markos Milos i cili u takur me drejtoreshën e Institutit znj. Elona Kurti, drejtuesen e marketingut Aurora Koliqi dhe docentin e tij chef Ilir Fama.

1) Nje prezantim ju lutem?

Përshëndetje. Jam Markos Milos, 24 vjeç, origjina familjare është nga Himara dhe jam lindur ne ishullin Zakynthos ne Greqi. Tani jam duke punuar ne Zvicer, ne Zurich.

2) Ne cfare viti keni studiuar ne Institutin Kulinar Neranxi?

Markos Milos: Ne vitin 2012 – 2013 dhe, kur mbarova shkollën e kulinarise Neranxi, u ktheva ne Greqi dhe ku nuk munda te filloj te punoj menjëherë si chef kuzhine sepse shkova ushtar atje. Pas ushtrisë, sigurisht qe fillova pune ne restorant dhe rezultova i përgatitur profesionalisht dhe pata një karriere shume pozitive.

Shkolla dhe chefat e ketij Instituti kulinarie me prezantuan me artin e Kuzhinës dhe me ndihmuan shume sepse ne mesuan kete profesion te shkëlqyer duke me mësuar “abc” e këtij profesioni dhe me pas u diplomova.

Këtu mësova qe nga veshja e kuzhinierit, HACCP, sjelljen brenda ambientit e punës, receta shqiptare dhe gatimet e ndryshme nga kuzhinat lokale, rajonale dhe internationale.

3) Perse keni ardhur sot ne Institutin Kulinar Neranxi?

Markos Milos: Ne fakt, sot jam këtu sepse ne rrjetet sociale pashe se kjo shkolle është rritur shume! U bëra kurioz dhe doja ta shikoja këtë zhvillim realisht jo nga mjetet e informimit.

Tani qe jam këtu dhe vizitova shkollën pas gjithë këtyre viteve, jam shume i lumtur qe ajo qe kisha pare ne rrjetet sociale është akoma me e madhe se ajo qe duket ne foto dhe aktivitete.

Instituti Kulinar Neranxi qenka rritur aq shume sa duket e jashtëzakonshme. Kjo rritje duket qarte qe nuk është vetëm fizike, por edhe ne ne nivel profesional dhe estetik.

Ndihem shume mire qe te rinj si puna ime e kane kuptuar se profesioni i kuzhinierit është art dhe pasion dhe jam i sigurte qe edhe këta studente e duan këtë profesion njësoj si unë.

4) Tani thate qe jetoni ne Zvicër. Punoni atje si chef kuzhine?

Markos Milos: Po, punoj ne Restorant Gustav ne Zurich i cili është restorant ne gare për vlerësim nga Michelin dhe Gaullt & Millaut te cilët janë institucionet me prestigjioz te vlerësimit cilesore dhe te shijes te restoranteve ne bote. Sot i shpreh mirënjohjen me te larte edhe një here këtij Instituti qe me formoi te jem chef kuzhine me nivele shume te larta profesionale.

Share: